Me laser vrau mushkonjën në fluturim

Mushkonja fotografi Bashkëthemeluesi i firmës “Intellectual Ventures” dhe ndërmarrësi amerikan, Nathan Myhrvold e krijoi një laser, me pjesët e blera në “eBay”, me të cilin ia dogji krahët mushkonjës në fluturim. Gjakpirësi i vogël ende pa e kuptuar se çfarë i ndodhi ra në tokë.
Kjo ide pak e çuditshme nga e cila lindi kjo armë, është bërë për të shërbyer në kontrollin e popullatës së mushkonjave në vendet e pazhvilluara, me shpresë se me këtë do të zvogëlohet numri i vdekjeve nga malarja dhe sëmundjet tjera të ngjashme.
Veprimi i laserit është demonstruar gjatë konferencës “TED 2010” dhe bazuar në xhirimin, laseri është arma më precize për të përcjellë dhe për t’i vrarë mushkonjat.


Mushkonja Mushkonja

Comments :

0 comments to “Me laser vrau mushkonjën në fluturim”

Post a Comment